Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Çfarë thuhet në Rezolutën 1244, në të cilën po bazohet Serbia për dërgimin e ushtrisë në Kosovë?

Gazeta10
12 December 2022 - 13:55

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të hënën tha se Serbia pritet t’ia parashtrojë një kërkesë KFOR-it, për rikthimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë.

Një gjë të tillë, presidenti serb pritet ta bëjë pas mbledhjes së Qeverisë së Serbisë me 15 dhjetor, raporton Gazeta10.

Por, çfarë thuhet në Rezolutën 1244, në bazë të së cilës Serbia paralajmëron kërkesën për dërgimin e trupave në Kosovë?

Rezoluta 1244, e miratuar në vitin 1999, ofroi një kornizë për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë, duke autorizuar vendosjen e një pranie ndërkombëtare, civile dhe ushtarake. Ajo themeloi një administratë ndërkombëtare tranzitore dhe mbikëqyri tërheqjen e forcave ushtarake serbe nga Kosova.

Sipas REL, neni 4 vërteton se pas tërheqjes, një numri të personelit ushtarak dhe policor, jugosllav dhe serb, do t’i lejohet kthimi në Kosovë, për t’i ushtruar funksionet në përputhje me aneksin 2.

Neni 6 i aneksit 2 përmend funksionet e mëposhtme:

Ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë; shënjimi/pastrimi i fushave të minuara; mbajtja e një pranie pranë objekteve të trashëgimisë serbe; mbajtja e një pranie në vendkalimet kryesore kufitare./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.