
Mbreti Charles III është duke u adresuar për herë të parë si i pari i Mbretërisë së Bashkuar.
Ai përmes një video-mesazhi nderoi nënën e tij tanimë të ndjerë Mbretëreshën Elizabeth II, transmeton Gazeta10.
Ai tha se Mbretëresha bëri sakrifica dhe përkushtimi dhe dashuria e saj për traditën, bënë atë të madhështore.
“Dashuria, admirimi dhe respekti që ajo frymëzoi u bënë shenjë dalluese e mbretërimit të saj. Dhe siç mund të dëshmojë çdo anëtar i familjes, ajo i kombinoi këto cilësi me ngrohtësinë, humorin dhe aftësinë për të parë gjithmonë më të mirën tek njerëzit.”, tha Charles III./Gazeta10