Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Chelsea heq dorë përfundimisht nga Granit Xhaka

Gazeta10
07 July 2026 - 12:37

Granit Xhaka nuk do të transferohet te Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës.

Ashtu siç raporton “The Athletic”, Blutë e Londrës kanë informuar Sunderlandin se nuk do të bëjnë tentim të radhës për mesfushorin shqiptar.

Edhe pse Xhaka kishte arritur në parim një marrëveshje me Chelsean, ajo u prishë kur kjo e fundit dërgoi një ofertë prej 9 milionë funtave në drejtim të klubit të “Maceve të Zeza”.

Oferta u refuzua, kjo për shkak të çmimit të ulët dhe se Sunderland nuk dëshiron shitjen e yllit të tyre të skuadrës.

Tashmë Xhaka do të vazhdojë me Sunderlandin edhe për një sezon tjetër.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.