Chelsea në verë po bëhet gati për disa transferime në merkaton e verës.
Mediumet spanjolle raportojnë se “Blutë e Londrës” në merkaton e verës do synojnë transferimin e mesfushorit francez, Aurelien Tchouameni.
Chelsea është gati të ofrojë 120 milionë euro vetëm për ta sjellë Tchouamenin në “Stamford Bridge”.
24-vjeçari erdhi te Real Madridi në vitin 2022 nga Monaco për shumën e 80 milionë eurove.
Ai ka kontratë me “Los Blancos” deri në qershor të vitit 2028, andaj ky transferim vështirë se mund të ndodhë.