Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Chelsea me ofertë të lartë për Ivan Toneyn

Gazeta10
08 May 2023 - 13:09

Ivan Toney është duke shkëlqyer këtë edicion në Ligën Premier dhe është një nga sulmuesit më të mirë në elitën e futbollit anglez.

Në fakt është viti i dytë në elitën e futbollit anglez që Toney shkëlqen dhe duket se ai po kalon javët e fundit si futbollist i Brentfordit.

Sulmuesi anglez ka realizuar këtë edicion 20 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë në 33 ndeshje në Ligën Premier.

Chelsea e ka bërë prioritet transferimin e tij për edicionin e ri në “Stamford Bridge”.

Mediumet angleze kanë raportuar se londinezët duan transferimin e Toneyt, një futbollist që garanton shumë gola për sezonin e ri.

27-vjeçari ka kontratë me Brentfordin deri në verën e vitit 2025 dhe nuk e ka rinovuar atë pasi dëshiron të bëj një hap para në karrierën e tij.

“Blutë e Londrës” nga ana tjetër janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 50 milionë euro për transferimin e anglezit në Stamford Bridges.

Gjithsesi vendimin për të pritet ta marrë trajneri i ri, pasi Chelsea ende nuk ka vendosur se kush do ta udhëheq skuadrën për sezonin e ri, me Frank Lampard që do të largohet në fund të këtij edicioni.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.