
Joao Felix në verë do të rikthehet te skuadra e Atletico Madridit.
Felix nuk është në planet e trajnerit Mauricio Pochettino për edicionin e ardhshëm dhe ai do të largohet nga Londra.
Portugezi erdhi te Chelsea në janar të këtij viti në formë huazimi deri në fund të edicionit, me “Blutë e Londrës” që shpenzuan plot 11 milionë euro për të.
Ekipi londinez kishte mundësinë që ta blente kartonin e tij, por kjo gjë nuk do të ndodhë pas emërimit të Pochetinnos në krye të ekipit.
Felix ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar tri asistime në 40 ndeshje të lujatura me Chelsean në të gjitha garat.
23-vjeçari ka kontratë me Atletico Madridin deri në vitin 2027, por mbetet të shihet nëse ai do të vazhdojë karrierën në kryeqytetin spanjoll.
Përveç Felixit, në verë nga Chelsea pritet të largohet edhe Mason Mount, i cili raportohet se është pranë kalimit te ekipit tjetër anglez, Manchester United.