Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Chelsea rikthehet me fitore në Premierligë, mposht në shtëpi Bournemouthin

Gazeta10
27 December 2022 - 20:35

Chelsea ka arritur fitore në ndeshjen e parë pas përfundimit të Botërorit, duke e mposhtur skuadrën e Bournemouthit me rezultat 2-0.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Stamford Brigde”, të dyja golat u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes.

‘Blutë e Londrës’ kaluan në epërsi në minutën e 16 të takimit, ku pas një aksioni të shpejtë, topin në rrjetë e dërgoi sulmuesin gjerman, Kai Havertz.

Chelsea nuk u ndal me kaq dhe arriti të realizoj golin e dytë me anë të Mason Mount, i cili realizoi një gol të bukur nga distanca, ndodhi kjo në minutën e 24-të të përballjes.

Në pjesën e dytë, Chelsea kishte edhe disa raste shënimi, por që nuk arritën t’i konkretizonin dhe në fund ndeshja përfundoi 2-0 në të mirë të ekipit londinez.

Me këtë fitore Chelsea renditet në pozitën e tetë me 24 pikë, ndërsa me këtë disfatë Bournemouthi gjendet në pozitën e 14 me 16 pikë të grumbulluara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.