
Federico Chiesa i shkakton “dhimbje koke” Allegrit. 26-vjeçari u largua nga stërvitja që po zhvillohej në Continassa mëngjesin e sotëm duke çaluar. Faji është i Alex Sandros, që kreu një ndërhyrje të ashpër gjatë ndeshjes së kontrollit.
Ish-lojtari i Fiorentinës fillimisht tentoi ta vazhdonte seancën, por më pas u dorëzua dhe u detyrua të largohej nga fusha.
Gjendja e tij duhet të vlerësohet në funksion të ndeshjes me Napolin. Danilo, Perin, De Sciglio, McKennie dhe Rabiot gjithashtu do të mungojnë të dielën në mbrëmje.