
Këshilltari i lartë në Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet pas takimeve të shumta me krerë institucional e liderë të partive politike në Kosovë, ka deklaruar se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë në kuadër të dialogut, duhet të ketë në qendër njohjen reciproke, raporton Gazeta10.
“Dëshirojmë të thyejmë stagnimin ciklik. Nuk dëshirojme të jemi në një situatë të menaxhimit të krizave, siç ndodhi në kuadër të periudhës së Krishtlindjeve në veri. Kosova duhet të angazhohet për marrëveshje me Serbinë, e cila duhet ta ketë njohjen në qender”, tha Chollet./Gazeta10