
Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka folur edhe për tensionet në veri të Kosovës, pas barrikadimit të pikave kufitare nga serbët lokal të veriut.
Chollet tha se edhe pas shtensionimit të situatës, veriu ka vakum sigurie teksa theksoi se situata është shqetësuese, raporton Gazeta10.
“Në Veri ka vakum sigurie. Është shqetësuese situata. Nuk duam të shpenzojmë kohë për menaxhim të krizave. Siuata ka qenë e veshtirë në dhjetor, sidomos gjatë periudhës së Krishtlindjes”, deklaroi tutje Chollet në takimin me gazetarët kosovarë në Prishtinë.
Chollet po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë bashkë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Pas Kosovës, këshilltari amerikan pritet të vizitojë edhe Serbinë/Gazeta10