Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Chollet takohet me Lajçakun në Bruksel, flasin për dialogun dhe integrimin e Ballkanit në BE

Gazeta10
04 April 2023 - 16:49

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, është takuar me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin ka diskutuar lidhur me procesin e bisedimeve mes dy vendeve.

Teksa ka njoftuar për takimin, Chollet ka thënë se kanë folur edhe për mbështetjen e SHBA-së për dialogun si dhe përkushtimin e përbashkët për të mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE.

“U kënaqa duke biseduar me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajcak për mbështetjen tonë të fortë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe përkushtimin e përbashkët për të mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.