Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar tre marrëveshje në Berlin, në praninë e Kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Gazeta 10 merr vesh se marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnjës dhe Serbisë kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë dhe diplomat universitare.
“Lëvizja me letërnjoftime për qytetarët e gjashtë vendeve, njohja e diplomave universtare mes vendeve dhe kualifikmet profesionale” janë marrëveshjet e nënshkruara sot në Berlin.
Me këtë akt, edhe Kosova me Bosnjë-Hercegovinën i largojnë vizat ndaj njëra-tjetrës, por që akti pritet të bëhet përmes vendimeve të tjera bilaterale.
Sa i përket marrëvshjes së tretë, tek kualifikimet profesionale, nënkuptohet njohja e disa profesioneve sikurse infermieria, dhe zeje specifike.
Po ashtu, mësohet se Kosova është nënshkruar me fusnotë në marrëveshjet e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor./Gazeta10