
Kryetari i komunës së Gjakovës nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini i ftuar në emisionin “Politiko”, është përgjigjur në pyeten se ku dallon Kurti dhe Haradinaj në raport me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Gjini tha që për dallim nga Kurti, Ramush Haradinaj nuk do të kishte gjasa që një tryezë rajonale të mos merrte pjesë siç tha ai për shkak që i ka ndërru disa fjelë.
Sipas tij fyerjet ndaj zyrtarëve reflektojnë në dëmtimin serioz të marrëdhënieve.
“Ata njerëz përfaqësojnë dikënd, nuk e përfaqësojnë veten, ata dikush i ka vendos aty edhe nuk fyhet vetëm vetëm Escobar apo Lajçak por shteti”, tha tutje Gjini. /Gazeta10/