Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Cili ishte gjyqtari që mori vendim në favor të Klan Kosovës?

Gazeta10
03 August 2023 - 12:02

Gjykata Komerciale ka publikuar vendimin, përmes së cilit shtyn ekzekutimin e vendimeve të Qeverisë për pezullimin e licencës së biznesit, derisa të merret një vendim përfundimtar për këtë rast.

Klan Kosova po ashtu ushtroi padi pas vendimit të Komisionit të Ankesave të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, i cili konfirmoi marrjen e licencës së mediumit, më 28 korrik. Mediat raportuan se rastin mund ta merrnin dy gjyqtarë e njëra prej tyre ishte Vlora Pacolli, motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli. Por, në Aktvendimin e publikuar sot kuptohet se rastin e ka marrë gjyqtari tjetër, që është Arnis Dumani.

Në arsyetimin për këtë aktvendim është përmendur se Klan Kosova tashmë ka bërë ndryshimet në regjistrat e biznesit të saj, për shkak të të cilave Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve tha se po ia merrte licensen.

Gjithashtu, në Aktvendim përmendet veprimtaria e Klan Kosovës si medium, duke u vlerësuar se mos-shtyrja e vendimeve të kontestuara, deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës, do të ishte në kundërshtim me interesin publik.

“Gjykata po ashtu vlerëson faktin se paditësi e ushtron funksionin e ofruesit të shërbimeve mediale audiovizuale dhe përderisa vazhdimi i ushtrimit të njëjtit funksion nuk përbën shkelje të interesit publik, gjykata në këtë rast vlerëson se mos shtyrja e ekzekutimit të vendimeve kontestuese do të ishte pikërisht në kundërshtim me interesin publik dhe garancioneve që përcaktohen në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe instrumentet ndërkombëtare të zbatueshme në Kosovë për lirinë e mediave”, thuhet në Aktvendim e publikuar.  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.