
Wall Street Journal, ka raportuar se Cineworld – do të paraqesë falimentimin brenda disa javëve. Kjo për shkak të dëmeve të shkaktuara nga pandemia COVID 19.
Kompania që ka selinë në Britaninë e Madhe – e që operon në 10 vende me 751 faqe interneti, ka angazhuar avokatë dhe konsulent për ta këshilluar rreth procesit të falimentimit, raporton SkyNews, transmeton Gazeta10.
Sipas raportit, Cineworld vitin e kaluar ka regjistruar rreth 4 miliardë paund borxh.
Falimentimi i kompanisë do t’i prekë rreth 28 mijë njerëz që janë të punësuar në 10 vendet që zotëron kompania./Gazeta10