
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku – Nënkryetare e PDK-së, i është kundërpërgjigjur Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti pas deklaratës së tij se e ka marrë malli për opozitën.
Çitaku përmes një statusi në Facebook, ka listuar disa nga problemet kryesore në Kosovë, si dhe i ka kërkuar kryeministrit Kurti të punojë, e të mos i thumbojë aleatët në konferenca shtypi, transmeton Gazeta10.
“Më ka marrë malli me u rritë rrogat për mësuesit, mjekët, policët;Më ka marrë malli mos me u shtrenjëtu e mos me u ndalë rryma në pikë të verës;Më ka marrë malli mos me pasë infalcion marramendës në produkte bazike; Më ka marrë malli me u koordinu me aleatët tanë, e jo me i thumbu në konferenca për shtyp. Kryeministër, lej foret. Puno najsen. Nëse nuk din pyet”, shkroi ndër të tjera ajo.
Kryeministri Kurti gjatë ditës së sotme thumboi opozitën, duke thënë se ka kohë që s’është takuar me ta, teksa deklaroi se do ta pyeste Gabriel Escobarin, se si janë e si i shkuan takimet pasi e ka marrë malli./Gazeta10