Gazeta10

Çitaku-Kurtit: Amerika nuk e sheh as Kosovën me sytë e tu, për ty është shkatërruar që dy dekada

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për deklaratën e kryeministrit Albin Kurti që SHBA s’duhet të presë nga ai që ta shohë Serbinë siç e sheh Departamenti i Shtetit.

“Sido që të jetë unë një gjë ua kam bërë të qartë të gjithëve, as nuk pres nga SHBA-të që ta shohin Beogradin zyrtar me sytë e Albin Kurtit, por as ata nuk duhet të presin që unë ta shoh Beogradin zyrtar me sytë e Departamentit Amerikan të Shtetit”, ka thënë sot Kurti në emisionin “Public Square” me Ditmir Bushatin.

Çitaku ka thënë se SHBA s’e sheh as Kosovën me sytë e Albin Kurtit meqë në sytë e saj Kosova është e zhvilluar.

“Po, Albin, Amerika nuk e sheh Serbinë me sytë e tu. E kuptueshme kjo. Po me sytë e tu nuk e sheh as Kosovën. Se në sytë e tu, Kosova është shkatërru që dy dekada. Në sytë e Amerikës, Kosova është çliru, pavarësu, zhvillu, ndërtu. Nihilist, cinik. Kaq je, dhe ke me mbetë pa asnjë rezultat”, ka thënë Çitaku.

Ajo s’ishte edhe opozitarja e vetme që i reagoi Kurtit për këtë deklaratë.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se “Albin Kurti flet në emër të vetin e jo të Kosovës”.

“Ai ka kohë që nuk e përfaqëson qëndrimin e këtij populli. Duhet të jesh shumë smirëzi të thuash “mos të presë Amerika që unë ta shoh Serbinë me sytë e saj”! Sytë e Amerikës kanë qenë pilotët e saj që e kanë shpëtuar një popull nga zhdukja, o i mjerë!”./Gazeta10

NË FOKUS

valonn
Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj
gruaja
Vrasja e gruas në Pejë nga burri i saj, detajet e fundit nga rasti tragjik
vrasja-576x360-1
Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut
1-55-600x360-1
Një grua sulmon dhe rrah keq një grua tjetër në Prishtinë, arrestohet brenda pak minutave
akil
“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Ferizaj
IMG_5024
Aksidenti tragjik në Leposaviq, këta janë personat që mbetën të vdekur
436305588_836502955177305_7501723294438286291_n
"Pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte"-Vrasja e gruas në Pejë, reagon njëri nga familjarët