
Kryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar presidentës Osmani pasi kjo e fundit nuk ka thënë asgjë në lidhje me vershimet në disa qytete të Kosovës.
Ajo ka kritikuar Presidenten duke i thënë se qytetarët të cilët kanë pësuar nga vërshimet e reshjeve të shiut janë pjesë e Republikës së Kosovës, raporton Gazeta10.
“Fole ndonjë fjalë Presidente. Qytetarë të Republikës sonë janë edhe ata”, ka thënë Çitaku.
Çitaku, ka thënë se shpreson se institucionet të mobilizohen dhe banorët e zonave të prekura nga vërrshimet të ndihmohen financiarisht./Gazeta10