Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çitaku: Më së shumti e kam mbështetur Thaçin dhe luftëtarët e UÇK’së, betejën e kemi me Kurtin

Gazeta10
27 September 2022 - 19:51

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se kur vjen puna te mbështetja e Hashim Thaçit dhe luftëtarëve të UÇK’së, nuk ia zgjat dorën askujt.

Çitaku përmes një shkrimi në Facebook, tha se kur të vijë koha, do të flasin faktet, teksa tha se betejën e kanë me Albin Kurtin.

“Edhe, meqë ra fjala, ama bash askujtë nuk ia zgjati dorën kur vie puna tek mbështetja për Hashim Thaçin dhe luftëtarët e UÇK- së. Kur të vije koha, do të flasin faktet. Po ato janë procese të ndara nga beteja politike që e kemi në Kosovë. UÇK nuk është vetëm e PDK- së. UÇK është e Kosovës, ndonse disa të mjerë refuzojnë ta shohin si të tillë. T’i ndajmë gjërat. Betejën e kemi me Albin Kurtin. Betejnën e kemi për të ardhmen. Bashkë.”, ka shkruar ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.