Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çitaku për sulmet ndaj Jasharajt: Kjo mendësi nuk kalon

Gazeta10
02 October 2022 - 20:16

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas sulmeve që po i bën Jasharajt nga profilet ‘fake’ që mbështesin Vetëvendosjen.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo deklaroi se këto sulme po bëhen qëllimisht për ta frikësuar çdokënd që kundërshton kryeministrin Kurti.

Postimi i plotë:

Rrahman Jasharin e kam takuar vetëm një herë, tash së fundi kur erdhi për takim, në kuadër të vizitave që sindikatat po realizionin me partitë politike.

Shumë trishtuese me i pa sulmet dehumanizuese, kërcënuese, fyese, poshtëruese, të drejtuara kundër tij e qe besa kundër të gjithë arsimtarëve tanë.

Fushatat e organizuara dhe sulmet sistematike e të sinkronizuara kanë për qëllim frikësimin dhe shuarjen e çdo zëri që mendon ndryshe nga Qeveria dhe Kryeministri.

Kjo mendësi nuk kalon.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.