Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çitaku thotë se Kurti kërkoi nga partitë nënshtrim: Nuk ofroi zgjidhje

Gazeta10
29 June 2025 - 11:05

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Ajo përmes një stautsi në Facebook, të dielën, ka thënë se Kurti në takim me liderët e partive politike kërkoi vetëm t’i nënshtrohen atij.

Çitaku tha se Kurti nuk ofroi as kompromis, reflektim e as zgjidhje.

“Sipas logjikës së Albin Kurtit, mjafton një takim që nënshtrimi dhe diktati të maskohen si kompromis. Në takimin me liderët politikë, Albin Kurti nuk ofroi as marrëveshje, as kompromis. Nuk ofroi as reflektim, as zgjidhje. Na kërkoi vetëm një gjë: t’i nënshtrohemi vullnetit të tij. Pa kushte. Pa debat. Pa demokraci. Kaq”, ka thënë ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.