Gazeta10

City dhe Arsenal vazhdojnë betejën për titullin kampion

Ky vikend na sjellë para ekranit Premier Leaguen e cila vjen me xhiron e 35-të.

Kampioni aktual Manchester City, pret në “Etihad” ekipin e Leeds United. Të besuarit e Pep Guardiolës kërkojnë tri pikë për të ruajtur vendin e parë në tabelë, teksa kanë mbetur edhe 4 xhiro para përfundimit të kampionatit. Ky takim luhet ditën e shtunë, dhe nis me fillim nga ora 16:00.

Arsenali këtë xhiro do të luajë si mysafir i Neëcastle në “Saint James’ Park”. “Topçinjtë” janë të vendosur për të luftuar deri në ndeshjen e fundit për të rikthyer titullin kampion në “Emirates” pas 19 viteve. Kjo ndeshje luhet ditën e diel dhe fillon në orën 17:30.

Manchester United do të udhëtojë në Londër aty ku do të përballet me Ëest Hamin. “Djajtë e Kuq” synojnë ta lënë prapa krahëve humbjen e pësaur në sekondat e fundit ndaj Brightonit, dhe t’i kthehen serisë pozitive të rezultateve. Kjo ndeshje  zhvillohet ditën e diel dhe nis në ora 20:00.

Liverpooli këtë javë do të jetë nikoqir i Brentfordit. Ekipi i udhëhequr nga Jurgen Klopp ka për qëllim vazhdimin e serisë pozitive të rezultateve në ligë, teksa ata numërojnë 5 fitore në 5 ndeshjet e fundit. Ky takim është planifikuar të luhet ditën e shtunë, dhe nis me fillim nga ora 18:30.

Tottenham këtë xhiro pret në shtëpi ekipin e Crystal Palace. Klubi nga Londra Veriore po has në probleme të mëdha së fundmi teksa nuk din për fitore në 4 ndeshjet e fundit në ligë. Ata synojnë fitoren në këtë ndeshje për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në garat evropiane. Ky takim luhet ditën e shtunë dhe fillon në ora 16:00.

Tabelës së klasifikimit në Angli i prin Manchester City me 79 pikë të grumbulluara e ndjekur nga pas prej Arsenalit e cila ka një më pak, ndërkaq top katërshen e përmbyllin ekipet e Newcastle dhe Manchester United.

NË FOKUS

gruaja
Vrasja e gruas në Pejë nga burri i saj, detajet e fundit nga rasti tragjik
valonn
Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj
vrasja-576x360-1
Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut
1-55-600x360-1
Një grua sulmon dhe rrah keq një grua tjetër në Prishtinë, arrestohet brenda pak minutave
KOBRA
Kush e vrau Ahmet Krasniqin?! - Historinë e padëgjuar e rrëfen Naser Vllasi(Kobra)
akil
“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm
Screenshot 2024-04-17 132715
“E takova një ditë më parë, ishte…” – qytetari nga Peja flet për takimin e fundit me Edmond Lajqin
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Ferizaj