
Manchester City e ka mposhtur Liverpoolin me rezultat 3-2, në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të raundit të katërt të Carabo Cup.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Etihad Stadium”, City kaloi në epërsi me anë të sulmuesit Erling Haaland.
Liverpooli u kundërpërgjigj vetëm pak minuta më vonë, me një gol të realizuar nga talenti Fabio Carvalho.
Me rezultat 1-1, të dy skuadrat shkuan në pushim.
Me të filluar pjesa e dytë, City sërish e gjeti avantazhin, golashënues ishte Riyad Mahrez.
Vetëm një minutë më pas, Liverpooli barazoi shifrat në 2-2, me anë të Mohamed Salah.
Golin e fitores për ‘Qytetarët’ e shënoi Nathan Ake, kur realizoi pas asistimit nga Kevin De Bruyne.
Me këtë fitore, Manchester City siguron kalimin në raundin e pestë të Carabo Cup.