
Manchester City ka shënuar fitore të thellë përballë Chelseat me rezultatin 4:0.
City mposhti të dielën Cheslean dhe siguroi kalimin në 1/16 e finales të Kupës FA. Riyad Mahrez shënoi dy gola, ndërsa nga një gol realizuan Julian Alvarez dhe Phil Foden. Mahrez shënoi golin e parë në minutën e 23-të, ndërsa shtatë minuta më vonë Alvarez dyfishoi epërsinë.
Në pjesën e parë, City shënoi edhe golin e tretë. Foden shënoi në minutën e 38-të.
Mahrez golin e dytë e shënoi në minutën e 85-të për rezultatin 4:0. Në raundin e ardhshëm, Manchester City do të përballet me fituesin e ndeshjes në mes të Oxford United dhe Arsenalit, ndeshje kjo që zhvillohet të hënën.