Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

City mposht west hamin, Liverpooli triumfon ndaj Fulhamit

Gazeta10
03 Maj 2023 - 22:57

Manchester City ka mposhtur West Hamin me rezultat 3-0, ndërsa Liverpooli ka arritur fitore minimale ndaj Fulhamit me rezultat 1-0.

City bëri një hap para drejt mbrojtjes së titullit kampion me fitoren bindëse ndaj ekipit londinez.

Pjesa e parë e këtij dueli përfundoi pa gola 0-0.

Rezultati në këtë ndeshje u zhbllokua në minutën e 50-të, golashënues ishte Nathan Ake.

Erling Haaland e dyshoi epërsinë e “Qytetarëve” kur po zhvillohej minuta e 70-të e ndeshjes.

Për rezultatin përfundimtar të ndeshjes u përkujdes Phil Foden, i cili realizoi në minutën e 85-të të këtij ballafaqimi.

Në anën tjetër, Liverpooli ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme në “Anfield” kundër skuadrës së Fulhamit.

Momenti vendimtar i kësaj përballjes ishte ai i minutës së 39-të, kur Mohamed Salah shënoi nga penaltia për të kaluar ekipin e tij në avantazh.

Me këtë fitore, Liverpooli gjendet në pozitën e pestë, kurse Fulhami në pozitën e 10-të.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.