Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

City triumfon ndaj Arsenalit, bën një hap të madh drejt titullit kampion

Gazeta10
26 Prill 2023 - 23:00

Manchester City ka triumfuar kundër Arsenalit me rezultat 4-1, në ndeshjen e vlefshmë për xhiron e 33-të në Premierligë.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Etihad”, City kaloi në epërsi vetëm pas shtatë minutave lojë me anë të një goli mjaft të bukur të shënuar nga Kevin De Bruyne.

“Qytetarët” vazhduan me lojë të mirë dhe golin e dytë e gjetën në çastet e fundit të pjesës së parë, golashënues ishte John Stones.

City e nisi furishëm edhe pjesën e dytë të ndeshjes, ku arriti të realizojë edhe një gol tjetër.

Kevin De Bruyne shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij në minutën e 54-të.

Golin e nderit për “Topçinjtë” e realizoi Rob Holding pas asistimit nga Trossard.

Erling Haaland shënoi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes në minutat shtesë të ndeshjes.

Arsenali në këtë ballafaqim nuk tregoi shumë nga loja dhe pësoi një humbje që mund t’i kushtojë me humbjen e titullit kampion.

Rezultatet nga ndeshjet tjera që u luajtën sonte në Premierligë janë: Nottingham Forest – Brighton 3-1, West Ham – Liverpool 1-2 dhe Chelsea – Brentford 0-2.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.