Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Çka do të ndodh sot në Kosovë

Gazeta10
07 Dhjetor 2022 - 6:57

09:00

Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, N302)

10:00

Instituti Riinvest mban diskutimin me temën “E ardhmja e gazit në Kosovë”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) 

10:00

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale; Raportin Financiar Vjetor të KQZ-së etj. (Kuvendi i Kosovës, C203)

10:00

Iniciativa për Progres (INPO) mban tryezën e diskutimit me temë “Luftimi i Korrupsionit në Prokurimin Publik”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS) mban konferencën me temën “Obligimet e shtetit ndaj të drejtave të njeriut”, e cila shënon hapjen e Javës së të Drejtave të Njeriut. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)

11:30

Lëvizja Vetëvendosje mban një aktivitet për të kritikuar qeverisjen njëvjeçare të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. (Sheshi “Nënë Tereza”)

12:30

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 61. (Hoteli “Grand”)

13:00

Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet “Çohu” organizon tryezë në të cilën do të publikojë hulumtimin mbi patronazhin politik në platformën Open Data. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

14:30

Lëvizja FOL në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2022” mban diskutim me ambasadorin e ShBA-së, Jeffrey M. Hovenier. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

15:00

Komisioni për Buxhet shqyrton ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e financave publike dhe rritjes ekonomike me Fondin OPEC; dhe Projektligjin mbi ndarjet buxhetore. (Kuvendi i Kosovës, C203)

15:00

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Vjetore të Gazetarisë dhe shënimin e 20-vjetorit të themelimit të AGK-së. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

15:00

Organizata Çohu organizon diskutimin me temën “Gazi në aspektin ekonomik dhe ambiental”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

17:00

Oda Ekonomike Gjermane-Kosovare (OEGJK) prezanton Studimin e Politikave “Përmirësimi i klimës së biznesit – Rritja e investimeve”. (Hotel “Garden”, Prishtinë)/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.