
Mosdhënia e rezultatit final të procesit zgjedhor të mbajtur tri ditë më parë po shihet me shqetësim të madh nga analisti, Albert Heta.
Ai i ftuar në “Raport” të Kanal10 tha se nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka pasur deri më tani transparencë të mjaftueshme lidhur me këto zhvillime.
Sipas tij, përderisa dihet numri total i votuesëve, votat deri më tani do duhej të ishin të numëruara.
“Për herë të parë pas sa viteve kemi flejt pa e dit rezultatin, me qato pengesa sepse për mua janë pengesa po kalon edhe dita e tretë. KQZ-ja nuk është që është shumë transparente,bile edhe mediat më doket se janë duke e lënë pak rehat sepse ish dasht me shku në KQZ me pa se çka po ndodh. Vazhdimisht po luhet me idenë që në krye të KQZ-së janë krejt partitë politike por ekzekutivi është që e mirëmban procesin. Hapsirë ka, edhe vëzhguesit sot e thanë, politizimi i KQZ-së, paritzimi brenda e bindja ime është që tash gara ka mbet për një apo dy deputetë. E qëllimshme është, s’ka dilemë, jemi duke fol, për më pak se 800 mijë vota e në dorë me i hi me i numëru deri tash ishin numëru“, tha ai. /Gazeta10