Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Çka ke bo ti?”, Kajtazi i reagon ashpër Vokrrit: Kryeministri ka fol 6 minuta për siguri, 12 kundër gazetarëve

Gazeta10
04 December 2024 - 22:23

Një përplasje e ashpër është zhvilluar në studion e Politikos në mes të gazetarit, Shkumbin Kajtazi dhe zëvendministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrrit.

Gazetari Kajtazi ka thënë se qeveritarët në përgjithësi e kanë një tendencë për t’i nëpërkëmbur mendimet e të tjerëve, me arsyetimin se vetëm “ata e kanë mirë”.

“Sidomos në qeto gati katër vjet është që këta e kanë mirë dhe krejt dyjeja e ka keq. Tu ia nis prej z.Vokrri që është zëvendësministër i Pushtetit Lokal, i cili flet për luftë hibride, dialogun… Veç du me ia bo një pyetje, çka ke bo ti qat natë qe e ke vizitu veriun?”, ka pyetur Kajtazi.

“Jo veç ni sen. Po unë kam bo shumë sene që jo çdokush kish mujt me bo. Edhe pse ka qenë vonë kam dal me komuniku me qytetarë atje dhe me marr mendimin e tyre të sinqertë”, ka thënë Vokrri.

Tutje, Kajtazi ka kritikuar kryeministrin Kurti, duke thënë se në deklarimin e parë pas shpërthimit në veri ka sulmuar gazetarët.

“Kryeministri në konferencë gjashtë minuta ka fol për siguri kombëtare, 12 minuta kundër gazetarëve, kërkun në botë s’ndodh kjo”, ka thënë Kajtazi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.