
Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj teksa ka konfirmuar qëndrimin e tij se e përkrah planin franko-gjerman në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë, theksoi se marrëveshje e 27 shkurtit në Bruksel nuk është produkt i Vetëvendosjes e as i kryeministrit, Kurti.
Haradinaj deklaroi në Politiko në Kanal10 se në kohën sa kishte qeverisur me vendin ishte frikësuar të pranonte zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit pasi Kosovës do t’i kërkohej një kompomis në këmbim të saj, shkruan Gazeta10.
Fajin për këtë ish-kryeministri Haradinaj ia ka hedhur edhe qeverive nënshkruese të kësaj marrëveshje, siç janë PDK-ja e LDK-ja tashmë parti opozitare.
“Kosova nuk është se i ka mungu dëshira për ta përmbyllur një marrëveshje me Serbinë, por Serbia nuk ka qenë e gatshme. Tani ka ekzistu një rrezik, një kohë është kundërshtuar Asociaiconi nga opozita. Në qeverisjen time, ne kemi përgatiturë opsione se si do të dukej Asociacioni por jemi frikësuar cdo here me dhanë përpara. Ajo ideja se po të ishte kryer Asociacioni më herët, kishim fituar në kohë, ka qenë me rrezik. Pra, ne jemi frikësuar si dhe ata që e kanë nënshkruar. Jemi frikësuar se nëse e zbatojmë marrëveshjen jo për një marrëveshje finale, atëherë cfarë kemi me dhanë na? Na u bëjke pyetja, çka jepni ju? Kosova se ka bllokuar marrëveshjen finale, pro s’ka pasur gatitshmëri të Serbisë e të aleatëve ndërkombëtar.”, theksoi Haradinaj. /Gazeta10