Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Çka me pa krejt zorrët i kishin dal jashtë” – Gjinekologia e parë në Kosovë rrëfen rastin e rëndë që e kishte trajtuar

Gazeta10
23 November 2024 - 23:19

Gjinekologja Emina Gashi e ftuar në emisionin “Hambar” ka treguar raste të rënda nga eksperienca e saj si gjinekologia e parë në Kosovë.

Ajo ka treguar për një rast të cilin e ka trajtuar, një vajzë e cila ishte e përdhunuar në pyll, raporton Gazeta10.

“Kur erdhi, çka me pa krejt zorrët kishin dal jashtë, fillova me rregullu si duhet me ndihmën e kirurgut, dhe pastaj ja vendosa edhe një infusion, të nesërmen kur e përfundova kujdestarinë i hypa kerrit për të ardh në shtëpi dhe dulën polictë dhe më thanë se e ke pas një rast të dhunimit dhe nuk e ke lajmëru, më morën dhe më dërguan në polici, e përfundova deklaratën, por desha të tregojë që kam përfunduar edhe në makinën e policisë”, tha ajo për Kanal10.

Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.