Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Çmendet Martinez, paguan qen roje për t’ia mbrojtur medaljen e Botërorit

Gazeta10
02 January 2023 - 15:11

Portieri i Argjentinës dhe Aston Villa , Emiliano Martinez, ka kërkuar të mbrojë medaljen e fituesit të Kupës së Botës duke paguar 22,000 euro për një qen roje.

30-vjeçari ishte një pjesë kyçe e suksesit të kombëtares së tij në Botëror, pasi ai mori dorezën e artë dhe mbrojti dy penallti gjatë turneut në Katar, por është kritikuar për veprimet e tij në finale dhe në festime pas triumfit.

Martinez ka blerë një qen roje belg Malinois, i cili është përdorur nga SAS dhe US Navy Seals në zonat e luftimit, sipas Daily Star.

Qeni roje thuhet se kushton një minimum prej 22,000 euro dhe peshon deri në 30 kilogramë.

Martinez thuhet se e bëri blerjen nga Elite Protection Dogs me synimin për të mbrojtur familjen e tij në Ëest Midlands si dhe medaljen e fituesit të Kupës së Botës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.