Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Çmenduri me biletat në Katar, deri në 10 mijë paund për të parë ndeshjen Angli v Francë

Gazeta10
08 December 2022 - 15:41

Biletat për të ndjekur në stadium ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës mes Anglisë dhe Francës po shiten për 10 mijë paund, ndërsa tifozët e dëshpëruar për të qenë në stadium të shtunën duhet të paguajnë 28 herë më shtrenjtë sesa vlera fillestare e tyre.

Rreth 9.500 tifozë anglezë pritet të jenë të pranishëm në stadiumin “Al Bayt” për të mbështetur skuadrën e Gareth Southgate për një biletë në gjysmëfinale”.

Disa prej ikonave të futbollit botëror do të zbresin në fushë në këtë përballje spektakolare dhe nuk është një surprizë që tifozët janë gati të paguajnë shifra të çmendura për të mos humbur takimin e mbrëmjes së kësaj të shtune.

Gati 800 bileta janë rishfaqur në portalet e rishitjes së tyre dhe çmimet e tyre janë marramendëse, duke u shitur 28 herë më shtrenjtë se çmimi i tyre fillestar.

Dy bileta në kategorinë e 175 paundëve po shiten në sajtin “Ticombo” për 5 mijë paund secila dhe 709 paund duhet paguar për blerjen e tyre.

Angli-Francë do të jetë një spektakël në fushë, por pritet të jetë e tillë edhe në tribunat e stadiumit “Al Bayt”, ku për të qenë i pranishëm duhet të paguash shifra të çmendura.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.