
Sipas Ardian Çollakut, pranimi i Asociacionit nga ana e kryeministrit, Albin Kurti mund të jetë shqetësuese për votuesit e tij, që e votuan për të mos e pranuar këtë marrëveshje.
Komentatori politik tha se sukses i Kurtit do të ishte pranimi i Asociacionit në kuadër të një marrëveshje finale me Serbinë, shkruan Gazeta10.
‘Asociaiconi i ka rrëzu tri Qeveri. A ka me kry këtë temë, a s’ka me kry. Zotim i tij, dhe mbi bazën e saj që i ka fitu zgjedhjet, ai ka thënë se nuk bëhet ky Asociacion sepse është një lloj Zajednice. Nëse Kurti arrin që Asociacionin ta vendosë në kuadër të marrëveshjes përfundimtare, për mua ky është suksesi i vetëm që mundet me bë edhe me dal prej këtij procesi. Përndryshe, nëse një herë e shtin në Asociacion, Albin Kurti kogja ka me pas problem me ringritë imazhin”, u shpreh Çollaku./Gazeta10