
Komentatori politik, Adrian Çollaku, ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të presidentes, Vjosa Osmani.
Të enjten në “Politiko”, Çollaku ka thënë se qëllimi i Osmanit është që të paraqitet që është ajo e dërgumja e amerikanëve në Kosovë dhe me fitu mandatin e dytë.
“Unë e di ku e ka synimin, tash ajo do të paraqitet që është ajo e dërgumja e amerikanëve në Kosovë dhe me fitu mandatin e dytë, por mandati i dytë nuk fitohet aq lehtë. Nuk mendojë me se do të bëhet presidente. Ajo e ka për kalkulim. Vjosa Osmani është një poltikane karrieriste që i piketon pozicionet që i synon”, ka thënë Çollaku. /Gazeta1o