Zyra e BE-së në Prishtinë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në Prishtinë po qëndron Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel.
Ajo do të ketë një sërë takimesh të nivelit të lartë derisa të hënën me 24 tetor do të mbajë edhe një konferencë për media. Arsyeja e kësaj vizite të von Cramon është çështja e liberalizimit të vizave dhe diskutimet e fundit në Bruksel për këtë çështje si dhe dialogu Kosovë-Serbi, raporton Gazeta10.
“Një pjesë e veçantë e konferencës për shtyp do t’i kushtohet situatës në Ballkanin Perëndimor dhe implikimeve të luftës në Ukrainë në aspektin e sigurisë”, thuhet në njoftim./Gazeta10