Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Cristiano Ronaldo me mesazh emocionues për pensionimin e Toni Kroos

Gazeta10
21 Maj 2024 - 23:45

Cristiano Ronaldo është futbollisti i fundit që ka reaguar ndaj vendimit të Toni Kroos për t’u tërhequr nga futbolli pas Euro 2024.

“Për gjithçka dhe për kaq shumë, Toni! Çfarë nderi që kam ndarë fushën me ju. Gjithë të mirat për të ardhmen”, ka shkruar kapiteni i kombëtares portugeze në postimin e Kroos në Instagram.

Të dy lojtarët, kujtojmë, ndanë dhomën e zhveshjes në Real Madrid për katër sezone, në të cilat bien në sy arritjet e një La Liga dhe tre Liga të Kampionëve.

Toni Kroos , duhet theksuar, gjithmonë ka pasur fjalë komplimentuese për Cristiano Ronaldon , duke këmbëngulur se ai ishte lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur në karrierën e tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.