Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Cristiano Ronaldo rrezikon të dënohet me 30 ditë pezullim

Gazeta10
26 January 2023 - 13:10

Cristiano Ronaldo pritet të dënohet me 30 ditë pëzullim, përshkak të rastit të mashtrimeve tatimore nga Juventus, që i kushtoi ekipit italian me minus 15 pikë.

Lojtari portugez, që aktualisht luan tek Al Nassr në Arabinë Saudite,  është një nga lojtarët që shfaqet te e ashtuquajtura “Caso Prisma”, e fshehjes se mashtrimit tatimor dhe të pagave të lojtarëve, në një total prej 62 operacionesh.

Sipas gazetës La Repubblica, disa lojtarë të padeklaruar kanë marrë një pjesë të pagave të tyre për disa muaj, diçka që tashmë mund t’u kushtojë 30 ditë pezullim. Dënimi do të prekte çdo lojtar, pavarësisht nëse ai është ende duke e përfaqësuar Juventusin. Rasti i Cristiano Ronaldos, por edhe i Dybala (Roma), Demiral (Atalanta), Kulusevski dhe Bentancur (Tottenham), Ramsey (Nice) apo Arthur (Liverpool), përcjell Gazeta10.

Reprezentuesi portugez ishte pjesë e Juventusit midis 2018 dhe 2021, duke luajtur 134 ndeshje dhe 101 gola.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.