
Në seancën për Kosovën që po mbahet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka shkelur hapur Marrëveshjen e Ohrit me deklaratat e tij, shkruan Gazeta10.
Ai ka thënë se Serbia s’do të votojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së dhe se “Kosova për Serbinë është sikurse Meka për myslimanët, Vatikani për katolikët dhe Jerusalemi për izraelitët”.
“Kosova për ne është sui generis sa është Jerusalemi për izralitët dhe Meka për myslimanët dhe Vatikani për katolikët. Dua të theksoj se Serbia kurr nuk do ta njohë pavarësinë e shpallur në mënyrë të një anshme. Dhe nuk do të votojmë që ajo të bëhet anëtare e OKB-së.”, tha ai në OKB.
Tutje, ministri serb ka ka falendëruar shtetet anëtare të OKB-së që nuk e kanë njohur Kosovën, duke thënë se “s’ka mundësi që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së”./Gazeta10