Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Daçiq: Në javët e para të këtij viti dhjetëra vende do t’ia tërheqin njohjet Kosovës

Gazeta10
01 January 2023 - 15:08

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se në javët e para të këtij viti, dhjetëra vende do t’ia tërheqin njohjet Kosovës, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se këtë gjë e kanë paralajmëruar.

“Në javët e para të këtij viti presim të që dhjetëra vende do t’i tërheqin njohjet, tërheqje për të cilat kemi paralajmëruar”, tha Daçiq për televizionin serb “Prva”.

Më tej, ai ka thënë se nuk sheh ndonjë arsye që të vendos sanksione ndaj Rusisë.

“Nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Këtë e vlerësojmë në përputhje me interesant tona”, tha ai për “Beta”. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.