Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Dada Zade…”-Gashi: Serbia ndoshta veç gjeografikisht është më afër me NATO-n

Gazeta10
20 March 2024 - 21:36

Një ‘përplasje’ në distancë ka ndodhur mes ambasadorit amerikan në Kosovë dhe atij në Serbi. Derisa ambasadori Christopher Hill ka deklaruar se Serbia është me afër në raport me NATO-n sesa Kosova, nga ana tjetër, ambasadori Jeffery Hovenier e ka kundërshtuar këtë qëndrim, duke thënë se Kosova është në rrugë të drejt për anëtarësim në NATO.

Duke komentuar këto deklarata të ambasadorëve amerikan, komentatori politik, Blerim Gashi në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 ka thënë se është në stilin diplomatik që njëri ambasador të jep deklarata të forta, e tjetri të buta, raporton gazeta10.

Ai ka përmendur raportet e fundit të inteligjencës amerikane e cila e sheh Serbinë dhe Republika Serpska si destabilizuese të Ballkanit.

“Nëse kjo deklaratë e ambasadorit Hill ‘flenë’, atëherë nuk po ‘flejkan’ raportet e inteligjencës amerikane. Dikush këtu e ka huq leximin e situatës së sigurisë në Ballkan”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, Serbia ndoshta veç gjeografikisht është më afër me NATO-n. /Gazeta10/

Deklarata e tij e plotë:  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.