
Trajneri I Ballkani, Ilir Daja, ka dalë në konferencë për media para ndeshjes që skuadra e tij e luan në Ligën e Konferencës ndaj ekipit Çek, Slavia Praga.
Daja ndër të tjera u pyet edhe për shtyrjen e ndeshjes kundër Prishtinës.
Tekniku nga Shqipëria deklaroi se kjo ndeshje është shtyrrë për shkak të orarit të ngjeshur të skaudrës së tij.
“Gjëja më e rëndësishme që kemi arritur është që i kemi bërë krenarë gjithë tifozët, edhe ata të Prishtinës. Nuk e kemi kërkuar shtyerjen e ndeshjes për shkak të rezultatit. Ndeshja është shtyrë vetëm që këta lojtarë që i kanë bërë krenarë të giithë, të mos dëmtohen. Për 24 ditë kemi bërë 8 ndeshje. Kjo ka qenë arseyja.