
Për trajnerin e Ballkanit, Ilir Dajën, humbja në shtëpi 0-1 ndaj Slavia Prague, ndodhi më shumë për shkak të vendimeve të arbitrit.
Më tej trajneri theksoi se ka oferta nga jashtë për lojtarët, ndërsa shtoi se pavarësisht dëshirës së tij nuk mund t’i mbajë të gjithë lojtarët që ka.
“Mendoj që ishte një penallti e pastër e pa dhënë dhe një e diskutueshme. Jo se ul meritat e kundërshtarit, pasi kishim ekipin më të fortë të grupit. Me këtë intesitet duhet të them që të gjithë klubet në Kosovë në “transfermarkt” vlejnë 25 milionë euro, ndërsa Slavia Prague vlen rreth 50 milionë euro, pra dyfishi. Pra kishim një kundërshtar shumë të fortë përballë.”
Me këtë humbje Ballkani përshendetët nga aventura evropiane me plotë krenari dhe paraqitje dinjitoze.