Ilir Daja, trajneri i Ballkanit thotë se skuadra e tij është shumë e motivuar për ndeshjen e nesërme.
Ballkani do të ballafaqohet nesër me Ludogorets, me ndeshjen që luhet nga ora 20:45 në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve.
Ilir Daja potencon se skuadra e tij nuk do ta parkojë autobusin ndaj asnjë kundërshtari.
“Na pret një ndeshje e vështirë, por këto janë të bukura për tu luajtur, sepse nuk ke nevojë t’i motivosh lojtarët. Do bëjmë të njëjtën lojë, kemi disa mënyra për t’u përballur me kundërshtarin, por në asnjërën prej tyre nuk kemi punuar për t’u mbrojtur. Ekipi është i orientuar drejt respektit të kundërshtarit dhe respektit të vetes tonë. Ne kemi eksperiencë historike, kemi pothuajse të njëjtën ekip, përveç Ermal Krasniqit. Nuk do parkojmë autobusin ndaj asnjë kundërshtari”, tha Daja në konferencë për shtyp.