Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Dakaj: Kjo gjykatë duhet me u mbyllë me faqe të bardhë, ashtu si lufta e UÇK-së

Gazeta10
06 December 2024 - 23:01

Gazetari Shkelzen Dakaj, duke folur për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ka thënë se ky proces duhet të mbyllet me faqe të bardhë ashtu si lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai, në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka thënë se aq sa është e rëndësishme për çlirimtarët që po gjykohen atje është e rëndësishme edhe për Republikën e Kosovës e për të gjithë qytetarët.

“Me rëndësi është që kjo gjykatë me përfundu edhe me u mbyllë me faqe të bardhë ashtu siç ka qenë edhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e kjo me rëndësi sesa për vetë këta çlirimtar që po ballafaqohen vetë atje është e rëndësishme edhe për Republikën e Kosovës e për të gjithë qytetarët që jetojnë këtu. Unë mendojë që në këtë pikë të gjithë edhe ata edhe ne që kemi qenë kundërshtar të fuqishëm edhe për qeverisjen e brendshme edhe për shkeljet që i ka bërë gjatë kohës sa kanë qenë në pushtet, në këtë rrafsh mendoj që të gjithë ne duhet të mbajmë këtë qëndrim se fundja jemi duke folur për diçka që sot ne e gëzojmë fal kontributit të tyre”, ka thënë Dakaj. /Gazeta 10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.