
Mirlind Daku po një nga edicionet më të mira në karrierën e tij si i huazuar te skuadra sllovene, Mura.
Daku këtë edicion me skuadrën slloveni ka shënuar 22 gola dhe ka dhuruar dy asistime në 37 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.
Në fund të këtij edicioni, sulumuesi nga Gjilani do të rikthehet te Osijeku, por skuadra tjetër sllovene Maribori raportohet se ka shprehur interesim për shërbimet e tij.
Gjiganti slloven, Maribor është duke u përgatitur për shitjen e golashënuesit kryesor Zhan Vipotnik dhe po e shohin Mirlind Dakun si zëvendësuesin e tij.
25-vjeçari ka qenë i huazuar për një edicion e gjysmë te Mura, ndërsa ka kontratë me Osijekun deri në vitin 2024.
Në futbollin kosovar, Daku ka bërë karrierë te Hajvalia, Llapi dhe Ballkani.
Sulmuesi gjilanas deri më tani ka zhvilluar pesë ndeshje me kombëtaren e Kosovës.