Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dalin nga funksioni ueb faqet e komunave të Kosovës, qytetarët pa shërbime

Gazeta10
09 Nëntor 2022 - 13:40

Asociaiconi i Komunave të Kosovës ka bërë të ditur se kanë dalë tërësisht nga funksioni ueb faqet e komunave.

Përmes një njoftimi për medie, bëhet e ditur se ky mosfunksionim po ndodhë për shkak të problemeve apo ngarkesave në serverat që mirëmbahen uebfaqet e komunave, e të cilat janë tërësisht në nivelin qendror, transmeton Gazeta10.

Më tej, thuhet se për këto probleme AKK-ja ka dërguar kërkesa në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), dhe në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (AShI), por nuk ka pasë ndonjë efekt pozitiv në këtë drejtim.

“Duhet ritheksuar se kjo gjë, ndëshkon Komunat, sidomos gjatë procesit të vlerësimit të transparencës, gjatë vlerësimit të performancës komunale, në procesin e publikimit të dokumenteve për konsultimet me publikun, sepse dihet që shumica e dokumenteve kanë afat kohor të caktuar të publikimit. Dhe këto ndëshkime pastaj bëhen tërësisht pa fajin e Komunave dhe Zyrtarëve të ngarkuar për këto çështje. Këto shqetësime ka kohë që janë ngritur nga Kolegjiumi për Komunikim me Publikun, të Drejtorëve Komunal për Administratë dhe Kolegjiumin e Zyrtarëve Komunale të IT-ve por ende nuk ka nje zgjidhje te problemit. Ndaj kërkojmë që kjo çështje të merret seriozisht nga institucionet e nivelit qendror që janë përgjegjëse për këtë fushë.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.