Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dalin nga gjykata të dyshuarit për vrasjen e policit Muhamed Lika

Gazeta10
22 April 2025 - 18:03

Të hënën në Kaçanik, janë arrestuar shtatë persona të cilët dyshohet për planifikimin dhe kryejen e vrasjes së rreshterit policor, Muhamed Lika.

Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj gjashtë të dyshuarve, të cilët akuzohen për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.

Seanca dëgjimore ka nisur sot nga ora 13:00, ndërsa të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji.

Derisa dje, Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për të mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës prej një muaj paraburgim kundër të miturit R.B, si i dyshuar kryesor për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, më 1 prill në Kaçanik.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.