
Pas numërimit të fletëvotimeve në vendvotime, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në katër komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, raporton Gazeta10.
Sipas rezultateve preliminare në Mitrovicën Veriore ka fituar kandidati i VV-së, Erden Atiq me 519 vota apo 66.5%.
Në komunën e Leposaviqit ka fituar kandidati i VV-së, Lulzim Hetemi me gjithsej 100 vota apo 73.5% të atyre që kanë votuar.
Në Komunën e Zubin Potokut ka fituar kandidati i PDK-së, Izmir Zeqiri me gjithsej 196 vota apo 52.1% kurse në komunën e Zveçanit ka fituar poashtu kandidati i PDK-së, Ilir Peci me 114 vota apo 60.0% të atyre që kanë votuar.
Vlen të theksohet se mbajtja e zgjedhjeve në 4 komunat veriore dhe dalja e vogël e votuesve serb është komentuar shumë nga analistë dhe përfaqësues të institucioneve duke hedhur fajin te Serbia e cila sipas tyre ka bërë presion mbi serbët për të mos marrë pjesë në këto zgjedhje. /Gazeta10/