
Analisti politik Xhevdet Smakiqi ka komentuar situatën aktuale politike në Kosovë, duke propozuar një mënyrë për dalje nga kriza pas dështimit për krijimin e qeverisë së re.
I ftuar në emisionin Adresa, Smakiqi tha se zgjidhja më e mirë do të ishte që Albin Kurti të tërhiqej nga kandidatura për kryeministër, në mënyrë që të hapet rruga për formimin e një qeverie funksionale.
“Ka bre një zgjidhje, Albin Kurti me u tërheq nga kandidatura për kryeministër, me e gjet një kandidat të përshtatshëm e me shku me një qeveri normale. A ta zgjidhë krizën, Albin Kurti e lëshon një deklaratë – po punoj në KEK se e kam kry fakultetin teknik,” tha Smakiqi me ironi.